top of page

EKZAMINIME TË SPECIALIZUARA
Në klinikën tone kryhen vizita të specializuara. 

EKOGRAFIA 3/4D (tre/kater dimensionale)
Me anë të këtij ekzaminimi vizualizojmë fëmijen apo një strukturë të tij në 3 dimensione, në mënyrë statike apo dinamike, duke patur për bazë ekografinë bidimensionale. Nëna shtatzane apo çifti gëzojnë në këtë moment pamjen e fëmijës së ardheshme. Për këtë ekzaminim përdoren sonda ekografike speciale (sonda 4D)
PAP TESTI (citologjia cervikale) dhe HPV

Citologjia cervikale përbën një ekzaminim bazë në parandalimin e tumorëve të qafës së mitrës.Nëpërmjet saj ekzaminohen qelizat e shtrira mbi një xham dhe të fiksuara të marra nga sipërfaqja e qafës së mitrës dhe brendësia e kanalit të saj. Është një ekzaminim i thjeshtë, i padhimbshëm, që realizohet një herë në vit tek femrat nga momenti i mardhenies së parë seksuale. Nuk realizohet në momentin e menstruacioneve.

HPV është një test i thjështë i ngjashëm me Pap testin. Ndryshimi qëndron në përdorimin e materialit, në trajtimin e tij dhe mbi të gjitha në analizën e tij. Testi ka për qëllim evidentimin e virusit HPV që është shkaku kryesor i kancerit të qafës së mitrës. Shërben si një metodë screeningu. Gjatë percaktimit të HPV në shumë klinika të specializuara realizohet tipizimi i virusit për të parë gravitetin e prekjes së indit.

KOLPOSKOPIA DHE VIDEOKOLPOSKOPIA 
Kolposkopia përfaqëson një ekzaminim të thjeshtë të pa dhimbshëm. Nëpërmjet saj vizualizohet një pjesë e qafës së mitrës të lyer me acid acetik apo tretësirë Lugoli. Kolposkopi është një mikroskop që zmadhon pamjen për të parë anët më të imta. Rekomandohet në rastin e Pap-testeve të dyshimta apo positive. Videokolposkopia konsiston në transmetimin e pamjeve të kolposkopit, nëpërmjet një kamere, në sistemin video dhe me anë të të cilit e ndjek edhe vetë pacientja. Sistemi video lidhet me rregjistratorët video ose DVD për të parë pamjet në një kohë të dytë. Me anë të këtyre ekzaminimeve diagnostikohen ose parandalohen dëmtimet pre-neoplazike ose neoplazike beninje dhe malinje të qafës së mitrës.
EKOGRAFIA TRANS-VAGINALE.
Ekografia trans-vaginale është një ekzaminim i padëmshëm, i padhimbshëm që realizohet me një sondë të caktuar vaginale. Nëpërmjet saj merren informacione me të detajuara të organit që ekzaminohet për arsye se sonda është më në kontakt me të. Mund të realizohet në çdo periudhë të ciklit menstrual. Nuk bëhet ky ekzaminim tek vajzat virgo. Gjatë ekografisë transvaginale nuk kërkohet ndonjë përgatitje paraprake dhe vezika mund të jetë e zbrazur. Është mjaft e përshtateshme tek gratë obeze apo me plagë cikatriciale të lëkurës së barkut.
bottom of page