Klinika gjinekologjike
"Arlindi"
Dr. Lindita (Yzeiraj) Kalemaj,
Mjeke Obtetre Gjinekologe;
Specialiteti: Obstetrike - Gjinekologji
Studimet i ka kryer me rezultate të shkëlqyra, më pas ka mbrojtur Doktoraturën.
Momentalisht punon në Spitalin Rajonal Materniteti Fier & Klinika Gjinekologjike "Arlindi ".
Misioni ynë
KLINIKA OBSTETRIKALE GJINEKOLOGJIKE "Arlindi" , Fier
Përshëndetje! Faleminderit që vizitoni faqen zyrtare të klinikës "Arlindi".
Objektivi ynë primar, ka qënë dhe do të jetë gjetja e një zgjidhjeje sa më të lehtë për femrat që na besojnë shëndetin e tyre, duke konsideruar secilën prej tyre si të veçantë, e për rrjedhojë u japim një zgjidhje unike.
Sot, klinika ka marrë gjithashtu një karakter edhe më gjithëpërfshirës, duke vendosur në fokus mirëqënien psikofizike të femrës, por edhe të çiftit.
Diapazoni i ekzaminimeve është në përputhje me kërkesat bashkëkohore, që zhvillimi i teknologjisë imponon. Aktualisht, pranë nesh kryhet një gamë e gjerë ekzaminimesh në fushën e obstetrikës, gjinekologjisë, infertilitetit bashkëshortor, me aparatura të niveleve bashkëkohore dhe protokolle të miratuara botërisht.
Ajo qe na bënë unik, është eksperienca teoriko - praktike dhjetra vjeçare duke e çuar përpara vizionin e një klinike që në qendër të saj vë KËRKESAT INDIVIDUALE të çdo pacienti.