top of page

INFORMACIONE

T.O.R.C.H

Kjo fjalë e përbërë përfshin ekzaminimin për indentifikimin e Toxoplasmose-O (të ndryshme)-Rubeola-Citomegalovirus-Herpes Virus.Testi diagnostikon praninë e antikorpeve,të prodhuara nga sistemi imunitar i nënës, kur ai bie në kontakt me këto mikroorganizma, që provokojnë një sëmundje të caktuar. Këto lloj mikroorganizmash kanë një ndikim mbi fëmijën në mitër.Kompleksi T.O.R.C.H rekomandohet për të gjitha gratë shtatëzanë, dhe realizohet me marrjen e një sasie të vogël gjaku nga krahu.

Toxoplazmosa shkakton potencialisht dëm tek fëmija nëse ajo takohet në fillim të shtatzanisë. Dëmtimet më të shpeshta janë lezionet cerebrale.

O (të tjerat si Epatiti B dhe C, AIDS) janë të rëndësishme të njihen në momentin e lindjes, sepse kalojnë nga nena tek fëmija nëpërmjet shkëmbimit të gjakut.

Rosolia (rubeola) është sëmundje infektive që merret zakonisht në fëmijëri. Rreziku i kontaminimt më i madh është në 3-6 javët e para të shtatzanisë dhe zbret në javët e13-18. Dëmet më të mëdha tek fëmija janë ato të syrit, sistemit nervor dhe keqformime të zemrës.

Citomegalovirusi është përgjëgjës për vonesë të zhvillimit mendor, shurdhim.

Herpesi genital kalon nga nëna tek fëmija gjatë lindjes në ato raste kur nëna paraqet simptoma në evoluim.

 

INFERTILITETI I ÇIFTIT

Me infertilitet të çiftit kuptohet mosarritja e shtatzanisë nga ana e çiftit pas 12 muajsh raportesh të rregullta seksuale. Shkaqet mund të jenë me arsye femërore, mashkullore ose të të dy partnerëve.
 

 

Infertiliteti është një problem që prek 10% deri në 20% të çifteve të moshës fertile. Ky fenomen po rritet për herë dhe më tepër për shkaqe të ndryshme si: prania e faktorëve ambjentalë të disfavorshëm, si ndotja, stresi, smogu, ushqyerja e gabuar, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, faktorët psiko-emocionale.

Në lidhje me faktorin mashkullor përveç vizitës së andrologut, një rëndësi ka kryerja e një analize të thjeshtë siç është spermograma. Nëpermjet saj ndeshen situate te tilla si:
-Oligospermia: kur koncentimi i spermatozoideve në lëngun seminal është nën 20milion/ml
-Astenospermia: lëvizja e spermatozoidëve është nën 30%
-Teratospermia: përqindja e formave normale është nën normë, pra 30%
-OligoAstenoTeratospermia: kur të tre situatat e mësipërme ndeshen së bashku
   
Diagnoza e infertilitetit femëror është mjaft kompleks siç është organizmi i femrës. Pikë së pari duhet parë nëse gruaja ka ovulacione të rregullta. Për këtë duhen ekzaminime ekografike për të parë ovulacionin. Njëkohësisht duhen një sëre dozimesh hormonale për të verifikuar proçesin endokrin. Hormonet që duhen dozuar janë FSH, LH dhe Estradioli (ditën e 2-3 të ciklit) dhe Progesteronin pas ovulacionit. Ekzaminimi plotësohet duke matur gjithashtu Prolaktinën dhe TSH.

Me anë të ekografisë shihet struktura uterine dhe vezoriale dhe prania eventuale e fibromave uterine apo kisteve vezorialë.   

Gjithashtu gruaja mund t'i nënshtrohet isterosalpingografisë, laparaskopisë, testit post koital.

 

DISPOZITIVI MIRENE  

Mirena është një dispozitiv që vendoset në brëndësi të mitrës dhe që lëshon progestinikë në dozë të vogël. Është një mjet terapeutik dhe njëkohësisht parandalues për shumë patologji të sferës genitale.

-së pari, Mirena ka një efekt kontraceptiv të mirë dhe të rikthyeshëm pas ndalimit të përdorimit të saj

-së dyti, ajo vepron shumë mirë në rastet me menstruacione të shumta, abondante

-së treti, parandalon formimin e polipe endometriale

-së katërti, nga studimet e shumta është parë se ajo vepron në rastet me karcinome endometriale të stadit të I-rë (të ndjeshëm ndaj hormoneve), në pacientet e reja që kërkojnë të kenë më tej një shtatzani

-se pesti, Mirena, trajton rastet me endometriozë dhe dhimbje menstruale.

bottom of page